Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran Rubin Hebaj rigjen sërish golin

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj rigjen sërish golin

Rubin Hebaj duket se ka gjetur formën më të mirë të tijën në radhët e klubit të ri, Sogdiana, me të cilin po luan në pjesën e dytë të sezonit në kampionatin e Uzbekistanit.

Sulmuesi, i cili është shpallur dy herë kampion në Superiore me Partizanin dhe Teutën, ka shënuar dje golin e 5-të të këtij sezoni, të tretin që kur i është bashkuar Sogdiana, duke tundur rrjetën që në minutat e parë të takimit kundër Termez Surkhon.

Më saktësisht, Hebaj shënoi që në minutën e dytë të sfidës, duke u gjetur në vendin e duhur në momentin e duhur, kur pas një topi të përplasur në shtyllë, ai e ktheu sferën në rrjetë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

SHIH VIDEON

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments