Sulmuesi shkodran Sindrit Guri eshte shfaqur serish protagonist per ekipin e tij, Shkendine e Tetoves ne ndeshjen qe ajo po luan ne transferte ndaj ekipit Makedonija GP.

Ai ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare ne minuten e 12-te dhe me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare e kesaj ndeshje.

Ky eshte goli i katert per sulmuesin shkodran Guri i cili eshte bashkuar me tetovaret ne fundin e merkatos se veres dhe padyshim qe prej tij pritet edhe me shume, nisur edhe nga vlerat qe ai posedon.

Shanset qe Shkendia ta fitoje kete ndeshje jane te medha edhe pse ekipi vendas qe prej minutes se 27-te po luan me nje futbollist me pak sepse eshte larguar me karton te kuq Msevski./SHKODRA-SPORT.COM/