Sulmuesi me origjinë nga Malësia e Madhe, Armando Broja vazhdon të lerë shenjë me golat e tij në kampionatin anglez të futbollit.

Sot, i rreshtuar si titullar ndaj Brajton, sulmuesi kuqezi nuk ka zhgënjyer, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 29 të ndeshjes.

Broja përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes duke marrë topin pranë zonës kundërshtare dhe pasi shmangu në mënyrë mjeshtërore një mbrojtës, dërgoi sferën në rrjetë.

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në kampionatin anglez në këtë sezon.