Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESupergol nga distanca, Zhegrova i lë të gjithë 'gojëhapur' në Europë

Supergol nga distanca, Zhegrova i lë të gjithë ‘gojëhapur’ në Europë

Bazeli arriti të marrë një fitore spektakolare me përmbysje pasditen e sotme duke mundur 2-3 rivalët e K. Almatit në Ligën e Konferencës.

Zviceranët iu falën golave të shqiptarëve Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami që ishin vendimtarë në këtë sfidë. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar një supergol nga distanca duke konfirmuar formën e mirë që po kalon momentalisht.

Në minutën e 69-të, Zhegrova dribloi bukur kundërshtarin për të lëshuar më pas një predhë që ishte e pakapshme për portierin. Goli është bërë viral në rrjetet sociale, me shqiptarët që nuk ngurojnë të lënë gjurmë në arenën europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments