Gjashte gola, karton i kuq, lufte e forte dhe ne fund, Djelmnia shkodrane dhe Shkendia e Tiranes e kane mbyllur ne paqe ndeshjen e tyre te vlefshme per kampionatin kombetare te Kategorise Superiore per grupmoshen U17.

Pas atyre me Laçin e Shkodren, Djelmnia shkodrane mesditen e sotme ka arritur te marre barazimin e trete rradhazi ne kampionat. E ka bere kete gje ndaj ekipit Shkendia e Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin sportiv Zmijani.

Ne fund te 90 minutave, djemte e drejtuar nga trajneri Nimani kane barazuar me rezultatin 3-3 ndaj ketij kundershtari.

Interesant fakti se pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim pa gola, 0-0. Krejt ndryshe do te ishte e dyta. Ne minuten e 54-te Giçi i Shkendise mori kartonin e dyte te verdhe dhe u largua nga fusha e lojes me te kuq.

Kjo i hapi rruge nje mori golash me pas. Fillimisht do te ishte Ledion Vitaj qe do te kalonte ne avantazh Djelmine shkodrane. Por ky avantazh do te zgjaste vetem 4 minuta sepse Gjoni do te barazonte rezultatin dhe madje do te shenonte edhe dy gola te tjere me pas duke bere qe Shkendia te udhehiqte ne shifrat 3-1, vetem 15 minuta para fundit.

Ekipi vendas do te reagonte menjehere dhe ne minuten e 77-te Demtrio Gjerga do te ngushtonte shifrat ndersa 5 minuta para fundit do te ishte futbollisti Gjorgjino Zhuja qe do te barazonte rezultatin ne 3-3.

Ne kete menyre gjithçka mbyllet ne barazim dhe “Djelmnia shkodrane” U17 tashme ne kuoten e 6 pikeve mban vendin e peste ne renditje pas javes se katert te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/