Tetë javë nga fundi, tetë ndeshje dhe polot 24 pikë në lojë. Java e 28 mbyllet me fitoren e Teutës që rikthehet në krye pas 3 pikëve ndaj Skënderbeut. Vllaznia dhe Partizani vazhodjnë ritin në djekje të durrsakëve dhe kanë nga 50 pikë, ndërsa edhe Laçi nuk ndryhson pozicion me 48 pikë, pasi mundi Bylisi sot në staidumin e Laçit.
Tirana është në vendin e pestë dhe me barazimin e djshem me Kukësin, 2-2 rrezikon Europën, ashtu si edhe kuksianët që duket se po çojnë dëm një sezon të tërë, ndërsa duhet theksuar se ka një garë mes Kastriotit në vendin e shtatë me 30 pikë, Bylisit që është në vendin e tetë me 26 pikë.
Mbyllin renditjen me dy vendet e fundit, Skënderbeu që u mund me Teutën por është vetëm 3 pikë larg Bylisit dhe ka 23 pikë, ndërsa Apolonia që mbyll klasifikimin e elitës së futbollit shqipytar duket se me një këmbë ka rënë dhe vetëm matematika e mban në lojë aktualisht, pasi ka 17 pikë…
Ajo që të bën përshtypje është se formula me dhjetë ekipe i shkon për shtat edhe shpreshjes se “kemi një kampionat të bukur”, ku pavarësisht se ka akuza, në fund llogaritë të bëjnë që të mos ketë diferenca, ndërsa në një kampionat me 12 apo më shumë ekipe gara del “jashtë kontrollit….”
Ja rezultatet dhe renditja pas ndeshjeve të javës së 28-të në Superiore…
Java e 28-të/Superiore
Rezultatet e sotme
Laçi – Bylis 2-1
Skënderbeu – Teuta 0-1
Apolonia – Vllaznia 0-6
Dje
Kukësi – Tirana 2-2
Partizani – Kastrioti 1-3