HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperliga ende e 'papërfunduar', ka mbetur 'enigma' e fundit

Superliga ende e ‘papërfunduar’, ka mbetur ‘enigma’ e fundit

Superliga e sezonit 2021-22 i ka zgjidhur thuajse gjitha enigmat e këtij edicioni. Kështu Tirana fitoi për herë të 26-të në histori titullin kampion. Laçi dhe Partizani morën kualifikimin për në Conference League e ndërsa duhet të presin se çfarë do ndodhë me finalen e kupës mes Vllaznisë dhe Laçit. Ku në rast suksesi të shkodranëve do jenë ata që do shkojnë në Europë.

E nëse ndodh e kundërta është Kukësi që do i bashkohet dyshes Laçi, Partizani. Nga Kategoria Superiore këtë edicion u rrëzuan Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët që prej vitesh vuanin në fundin e tabelës, e vulosën kapitullimin e tyre e ndërsa dinamovitët që erdhën me pretendime të mëdha nga Kategoria e Parë dështuan në mënyrë katastrofale.

Vendin e tyre në Superligë për sezonin tjetër di e zënë Bylis dhe Erzeni, që ngjiten nga Kategoria e Parë. Por ende ka një enigmë se kush do jetë skuadra e 10-të e Superligës në sezonin që vjen. Egnatia do luajë ditën e martë në orën 17:00 ndeshjen e Play Off për qëndrimin në Superiore kundër Korabit.

Takim që do zhvillohet në Rrogozhinë sipas rregullores të përcaktuar nga FSHF. Një ndeshje finale për të dy skuadrat ku si favoritë sheh rrogozhinasit. Jo përveç faktit që luajnë në fushën e tyre, por edhe për kualitetet e disa lojtarëve që ka në përbërje.

Megjithatë dibranët janë një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar kurrë pasi në Kategorinë e Parë ka qenë ndër më të fortat. Një takim për tu shijuar edhe ky mes Egnatias dhe Korabit që do përcaktojë edhe enigmën e fundit të këtij sezoni.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments