Superliga shqiptare e futbollit mbyll sot javën e 32. Në 16:45 në “Elbasan Arena” luhet Dinamo – Vllaznia, me Blutë e Vanolit që janë zhytur në fundin e klasifikimit pas fitores së djeshme të Skënderbeut.
Dueli i sotëm është shpresa e fundit për “Nëndetësen”, që sheh 11 pikë larg zonën e shpëtimit. Nga ana tjetër, Vllaznia luan për Europën, duke dashur të kalojë Kukësin me tri pikët e sotme të mundshme.
Nje fitore e mundshme e tyre sot, ben qe t’i kalojne kukesianet ne renditje dhe te jene dy pike para tyre, pikerisht perpara ballafaqimit te se henes ne mes tyre ne “Loro Boriçi”.
Pas 32 javëve, Dinamo qëndron me 23 pikë në fundin e klasifikimit, teksa Vllaznia me 45 pikë mban vendin e pestë. Sfida e sotme pritet te jete interesante