Në “Asllan Rusi” pasditen e sotme u luajt ndeshje Dinamo-Vllaznia për javën e katërt të Superligës së Bastebollit për Meshkuj. Shkodranët triumfuan 64-78, në një sfidë ku të dyjat skuadrat dhanë maksimumin.
Ekipi shkodran ishte disi më lart, duke marrë kështu një triumf me peshë në kampionat. Ai vinte nga humbja e javes se kaluar ndaj Kamzes dhe ne kete menyre fitorja e sotme padyshim qe kishte vleren e vet.
Vllaznia është një nga ekipet pretendente këtë sezon, me lojtarët që e premtojnë këtë gjë. Pas javes se katert ajo ka tre fitore dhe nje humbje, nderkohe qe ne javen e fundit te fazes se pare, ajo do te prese ne Shkoder ekipin e Partizanit.
Por nga ana tjeter, kuqeblute siç dihet luajne edhe ne Ligen Unike dhe ne fundjave do te luajne ne “Qazim Dervishi” ndaj ekipit te Tiranes, nje ndeshje qe padyshim duhet fituar./SHKODRA-SPORT.COM/