Teuta do të luajë sfidën e radhës në kampionat ndaj Skënderbeut. Supersfida e javës së 20-të të Superligës do të luhet ditën e diel në “Loro Boriçi” e do të nisë në orën 16:45.
Trajneri Renato Arapi do të ketë një mungesë “big” për përballje. Asion Daja nuk do të ketë mundësi që të zbresi në fushë për shkak kartonash.
Mesfushori mori karton të kuq ndaj Partizanit një javë më parë dhe për këtë arsye do të mungojë në “Loro Boriçi”. 31-vjeçari është një pikë e rëndësishme në formacionin e Teutës dhe këtë sezon ka luajtur 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe pas kualifikimit në Kupë, Teuta kërkon rikthimin te fitoret në kampionat e do të tentojë ta bëjë nga transferta me Vllazninë.