Ekipi i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka marrë një fitore me shumë vlerë në ndeshjen e rradhës të vlefshme për javën e pestë të kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Shoqatën “Pro Sport”. Ai ka arritur të fitojë me rezultatin 8-7 ndaj ekipit të Shoqatës Rajonale dhe tashmë të dy ekipet kanë nga 9 pikë duke ndarë vendin e dytë dhe të tretë të renditjes.
Takimi ka nisur me rivalitet në fillim, por me kalimin e minutave është ekipi i Spitalit ai që dominon në fushën e lojës dhe si rrjedhojë e mbyll pjesën e parë me rezultatin 7-3. Kjo krijon bindjen ata do ta fitonin lehtësisht ndeshjen, por nuk do të ndodhte kështu.
Ekipi i Shoqatës reagon me fillimin e pjesës së dytë dhe shënon 4 gola njëri pas tjetrit duke barazuar kështu rezultatin. Por ka qenë pikërisht goli i doktor Shpëtim Ymerit, i cili ndonëse në rolin e portierit, shënoi duke i dhënë fitoren ekipit të Spitalit, i cili tregoi edhe njëherë tjetër se e ka marrë shumë seriozisht këtë kampionat dhe ka pretendimet e tij.
Ndërkohë ekipi i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër po vuan dëmtimin e portierit Bujar Celufaj dhe si rrjedhojë i ka humbur dy ndeshjet e fundit, megjithatë edhe ai mbetet një nga ekipet më të mira të kampionatit.


