Tifozat shqiptarë nuk do të jenë të pranishëm në Air Albania për të ndjekur përballjen e Shqipërisë kundër Anglisë e cila do te startoje ne oren 18.00.
Qeveria nuk ktheu një përgjigje zyrtare për propozimin e fundit të presidentit të FSHF, Armand Duka, që të paktën të lejonin tifozët e vaksinuar.
Ndërkohë TKZ ka përgatitur banderolën emocionuese që është hapur në Air Albanian me mbishkrimin: “Sytë dhe zemrën te ju”. Dhe ne fakt kjo eshte mese e vertete, syte dhe zemra e te gjitheve jane tek skuadra jone kombetare.
Kuptohet qe luan perballe Anglise dhe shanset nuk jane te medha per te marre pike, megjithate tifozet mbeten tifoze dhe gjithmone kane besimin dhe deshiren qe skuadra e tyre e zemres te fitoje.