Elseid Hysaj është tashmë një futbollist i lirë duke qenë se nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të rinovuar me Napolin.
Gjithsesi, për mbrojtësin e kombëtares mundësitë nuk mungojnë, madhe janë të niveleve të larta. Përveç disa klubeve në Serinë A, shkodrani tashmë ka përfunduar edhe në axhendën Liverpul.
Të kuqtë kërkojnë një lojtar me eksperiencë në krahë dhe Hysaj me parametër zero duket një alternativë shumë bindëse.
Megjithatë, ende nuk ka diçka konkrete, ndërsa nëse diçka e tillë do të realizohej, padyshim do të ishte një arritje e madhe për Hysajn pasi Liverpuli dhe trajneri i saj Jurgen Klop nuk kanë nevojë për shumë prezantim. /VipSport/