HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESytë nga Latifi, stërvitja e radhës qetëson Mirel Josën

Sytë nga Latifi, stërvitja e radhës qetëson Mirel Josën

Dje, Vllaznia ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Conference League kundër Universitatea Craiova. Të besuarit e Mirel Joses janë vënë nën urdhrat e tij duke marrë ngarkesën e duhur para kësaj sfide te vlefshme për turin e dytë.

Ajo që ka rënë në sy, ishte prania e plotë e grupit duke mos pasur asnjë mungesë. Sytë janë të drejtuar nga Liridon Latifi, ylli i skuadrës që pritet të gjejë sa më shpejt formën. Gjasat janë që mos të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme, megjithatë nuk përjashtohen surprizat.

Anësori i sulmit u bashkua me ekipin shkodran 3 javë me vonesë për shkak të problemeve shëndetësore. Por edhe nese nuk do te jete ne gjendje ta nise nga fillimi, e sigurte eshte qe Latifi do te jete ne dispozicion te stafit teknik per sfiden e shumepritur.

Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Universitatea Craiova është programuar të zhvillohet në datën 21 korrik, në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments