...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETafas: Presidenti kërkon shumë gjëra. Dua një Kupë me Kukësin, pastaj largohem...

Tafas: Presidenti kërkon shumë gjëra. Dua një Kupë me Kukësin, pastaj largohem nga këtu

Portieri i Kukësit, Angelo Tafas është shprehur i lumtur që u rikthye me fitore. Përsa i përket Kupave të Europës, ai u shpreh se presidenti i klubit kërkon shumë gjëra por ai do të fokusohet tek ndeshja e radhës.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva me fitore teksa sot triumfuam ndaj ekipit te Kastriotit. Përgëzoj ekipin dhe repartin e mbrojtjes që ma bëri punën më të lehtë.

Betimi është shumë portier i mirë, Çdo herë që ikën dikush që e njeh, dhe vjen dikush i ri mundohesh të ambientohesh, dhe ata që vijnë janë ambientuar. Presidenti kërkon shumë gjëra, por unë them që do fokusohem te ndeshja e radhës.

Objektivi im është një sezon dhe një Kupë me Kukësin dhe të largohem nga këtu”, tha Tafa për “Oversport” pas sfidës. Kujtojme qe ne ndeshjen e kaluar ndaj Vllaznise ne porte ishte Halimi i cili gaboi ne rastin e golit te pare dhe te dyte te kuqebluve dhe si rrjedhoje sot eshte preferuar Tafas.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.