Alsid Tafili ka luajtur per shume vite ka luajtur me Vllaznine por per gjashte muaj ka qene edhe pjese e Partizanit te cilin e njeh mjaft mire.

Ai ka dhene nje interviste per “Panorama Sport” duke folur ne lidhje me ndeshjen e neserme ne mes ketyre dy ekipeve, ndeshje kjo qe do te luhet ne “Loro Boriçi”.

“Te jem i sinqerte nisja e kampionatit ka qene vertete e shkelqyer per Vllaznine dhe une jam i befasuar nga kjo gje. Dhe jo vetem se nisen vone fazen pergatitore por edhe sepse shume lojtare iu bashkuan grupit nga fundi i pergatitores.

Merite te madhe per kete kane djemte shkodrane. Ata dine t’i mirepresin te ardhurit dhe i ndihmojne te konsolidohen sa me shpejt. Vllaznia po ben mire dhe besoj se mund t’ia dale neser ndaj Partizanit. Ky i fundit nuk ka qene stabel ne kete start te sezonit.

Them se Vllaznia ka per ta fituar kete perballje. Ajo po kalon nje moment te mire pastaj mendoj se edhe tifozet kane per ta ndihmuar. Partizani mposhtet vetem duke luajtur vetem me agresivitet, por edhe duke i mbajtur lart. Kete keshille do u jepja lojtareve te Vllaznise per ta fituar kete takim.

Partizani mbaj mend qe gjithmone e ka pasur me frike ndeshjen ne Shkoder. Keshtu besoj se ka per te ndodhur edhe kete here”.