Ermal Tahiri eshte i bindur se nga organika, Vllaznia eshte me e forte sivjet se sa vitin qe shkoi, por qe ka pasur problematika te ndryshme gjate ketij sezoni. Ish-mesfushori i Dinamos, ne emisionin “Skaner” ne MCN TV, ka thene se disa nga lojtaret nuk kane dhene ate qe pritej.

Tahiri u shpreh se Vllaznia luan nje futboll te bukur, ndersa theksoi se ekipi shkodran ka vuajtur shume edhe demtimet gjate ndeshjeve te fundit.

“Per hir te se vertetes, me lojtaret qe ka brenda dhe me organiken, Vllaznia mund te jete me e forte se vjet, por nga krahu i ndeshjeve ose ndoshta i problematikave, ndoshta edhe nga krahu i disa lojtareve qe nuk dhane ate qe prisnim, ndoshta edhe jane dobesuar pak.

Megjithate po ta shohim, Vllaznia eshte e bukur, ka lojtare qe mundet te ece perpara. Ka pasur edhe demtime.

Une pashe ndeshjen e fundit me Kukesin, ka humbur shume raste ai Aralica perpara. Me rastet e humbura te Aralices gjate gjithe sezonit, ndoshta mund te shihnim ndonje Vllazni tjeter.

Me problematikat qe ka pasur edhe vjet edhe sivjet, te pjesa e mbrojtjes ka probleme. Megjithate, me ardhjen e trajnerit te ri, Plori, ka ndryshuar filozofi.

Do te jete e sigurte mbrapa, por ka humbur shkelqimin perpara. Nuk e di si do vazhdoje, por jam dakord qe ne organike eshte me e forte se vjet”,-tha gjate prononcimit te tij, specialisti i futbollit, Ermal Tahiri.

Maringlen ZHIVANI