Ermal Tahiri, ish-futbollist, thotë se kampionati i këtij sezoni në Superiore ka qenë i luftuar dhe i rivalizuar deri në fund.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri i dha të drejtë trajnerit të Partizanit, që tha se shanset për titull janë 50 me 50, ndërsa shtoi se përballë kanë një kundërshtar të vështirë si Teuta.

I gjithë kampionati ka qenë i luftuar. Përveç Egnatias dhe Kastriotit, të tjerat luajnë për postet e tyre. Rivalitet ka pasur në të gjithë kampionatin, pavarësisht ulje-ngritjeve.

Fakti që nuk kishim një ekip që të vriste kampionatin, nuk do të thotë se nuk ishte i barabartë për të gjitha ekipet. Tirana dhe Partizani u shkëputën në fazat e fundit. I gjithë kampionati ka qenë i rivalizuar dhe i luftuar kush të dalë kampion.

Fakti që kampionati ka rivalitet, mund të thuhet se të gjitha ekipet kanë cilësi në skuadrat e tyre. Nuk mund të thuash nuk ka cilësi Kukësi apo Bylis.

Partizani luan kundër vendit të katërt, është një ekip shumë i fortë. Është e saktë që Kolela thotë shanset janë 50 me 50. Nuk është e lehtë të mposhtësh Teutën në ndeshjen e fundit. Nesër mund të jetë shumë e dyluftuar. Kolela duhet të mbajë tensionin uluar, që lojtarët ta përballojnë këtë ndeshje.