Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, duke folur për situatën në Superiore, deklaroi se ky është kampionati i gabimeve, referuar hapave fals të skuadrave.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri deklaroi se mendon se deri në fund nuk do ketë një ekip që të vrasë kampionatin.

“Të gjitha ekipet kanë gabuar, nga fillimi në fund. Është kampionati i gabimeve të skuadrave. Lojtarët që janë marrë, nuk janë te pjesa e ekipit që të shkëputet dhe të vrasë kampionatin. Partizani me një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe është kandidat për titullin kampionat. Nuk është shkëputur asnjë skuadër.

Vllaznia është po ashtu me oshilacione. Është një kampionat shumë i ngjeshur dhe kështu do të shkojë deri në fund. Nuk mendoj se do të ketë një ekip që do të vrasë kampionatin.

Të gjitha ekipet kanë probleme. Kush do ketë më pak gabime, do të dalë kampion. Sa më shumë të rriten ekipet nga mbrapa, aq më shumë shtohet presioni i ekipeve përpara”- eshte shprehur Tahiri.