Ish-futbollisti, Ermal Tahiri i ftuar në emisionin Skaner, foli për ndeshjen miqësore të Shqipërisë ndaj Uellsit e përfunduar me rezultatin 0-0. Tahiri thekson se tekniku Edi Reja nuk provon shumë ndryshime, ndërsa aspektin sulmues ia lë rastësisë.
“Më vjen mirë që iu dha mundësia Selmanit. Kështu duhet t’i jepet mundësia edhe të tjerëve. Broja mund të bëjë më mirë, pasi shikojmë që te Vitesse është ndryshe dhe ndryshe në Kombëtare.
Reja është i fiksuar te Manaj, nuk e di pse nuk e provon në miqësore ndryshime në sulm, për të parë nëse mund të kemi diçka në të ardhmen. Kombëtarja punon shumë për të mos humbur.
Këta janë sulmuesit, ky është niveli që kemi përpara. Reja e ka ndërtuar ekipin dhe ka besimin më të madh në këtë. Është më i sigurt për anën difensive, për sulmin është që po doli mirë doli po nuk doli, s’ke çfarë të bësh. Këtu ndryshon vetëm koncepti i lojës. Asnjëherë nuk kemi luajtur futboll sulmues”, u shpreh Tahiri. /VipSport/