HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETakimi me Takajn, Cungu mori ofertë zyrtare për të drejtuar në Kosovë

Takimi me Takajn, Cungu mori ofertë zyrtare për të drejtuar në Kosovë

Në takimin e djeshëm me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takajn, trajneri Armando Cungu ka marrë një ofertë për të drejtuar në kampionatin kosovar. “Vip Sport” mëson ekskluzivisht se në atë takim ka qenë i pranishëm edhe presidenti i ekipit Trepça ’89, si dhe menaxheri Shkumbin Qormemeti. Drejtuesit e Skënderbeut kanë marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e Trepçës dhe kështu kanë ndihmuar kolegët e tyre për takimin me trajnerin e njohur shkodran, i cili ka marrë ofertën zyrtare dhe do të kthejë përgjigje shumë shpejt.

Edhe vetë trajneri Cungu pranoi sot për “Vip Sport” se ka një ofertë nga Kosova, por pa përmendur emër ekipi. Tani është zbuluar gjithçka në lidhje me atë takim, që solli edhe aludimin për stolin e Skënderbeut. Vipsport.al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments