Apolonia vazhdon me përgatitjet e saj, teksa është në pritje të startit të kampionatit, ku këtë sezon do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
Në radhët e fierakëve është edhe një talent si Redon Mihana, i cili në një intervistë për RTSH Sport shprehet se aktualisht në stërvitje janë duke u munduar të përshtaten me skemat e reja të trajnerit Kolela. Ndër të tjera, Mihana thekson se do të jap më të mirën në secilin rol që do të aktivizohet.
“Faza po shkon mirë dhe po ambientohemi me trajnerin, me skëmen që ka bërë. Mezi presim të filloj kampionati se ndikon në motivimin tonë. Kam luajtur edhe sulmues, por nuk është pozicioni natyral. Do mundohem të jap më të mirën kudo që të aktivizohem”, u shpreh Mihana. /VipSport/