Moha Ramos është një nga talentet e huazuar të Realit nëpër Europë. Ai aktualisht aktivizohet me ekipin e Birningem. Pavarësiht se ka shkuar në ishull, në palmaresin e Ramos janë edhe dy medalje të arta si kampion bote. Ai në vitin 2017 dhe 2019 ishte pjesë e klubit të Realit në Kupën e Botës për klube si portier i tretë.

Përtej kësaj, debutimi në ekipin e parë nuk erdhi dhe Ramos u largua drejt Anglisë. Nga Madridi ai mbart një kujtim mjaft interesant.

Ronaldo është një lojtar që mundohet t’i ndihmojë futbollistët e rinj që vijnë në ekip. Ramos kujton se dikur Ronaldo i kishte dhuruar dy celularë. Djaloshi kishte mbetur i shtangur dhe në atë rast Isko dhe Majoral e këshilluan ta falenderonte Kristianon.

“Mbaj mend që Kristiano më dha dy telefona celularë, në dy raste të ndryshme. Nuk e prisja, u befasova, sepse janë pak gjëra që prekin zemrën tënde. Në fakt, as nuk dija ta falënderoja.”

“Isko dhe Majoral, që ishin pranë meje, më këshilluan: Falënderoje shokun, thuaji diçka! Në të vërtetë, unë nuk dija si të reagoja. Isha fëmijë para tij, ndaj mendoj se më pëlqeu. Sot i them përsëri faleminderit dhe faleminderit Kristianos”, U SHPREH 19-vjeçari. /vipsport