Marvin Çuni i ka idetë e qarta për të ardhmen.
Ai është 18 vjeç dhe aktualisht është pjesë e moshave te gjigantët gjermanë, Bajern Mynih, por synon që në te ardhmen të ngjisë me shpejtësi shkallët e karrierës.
Në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” të faqes zyrtare të Federatës, Çuni tregon për veten dhe për synimet që i ka vënë vetes. 18-vjeçari ka luajtur disa ndeshje me ekipet kombëtare të Shqipërisë, ndërsa ka spikatur me fanellën kuqezi.