“El Clasico” ndizet pa filluar sezoni futbollistik në Spanjë. Barcelona ka përdorur rrjetet sociale për një tallje epke me Real Madrid, me një thumbim i cili u kthye në makth për madrilenët në vitet e fundit.
Katalanasit gjenden në Gjermani për përgatitjet e tyre dhe në hotel, kanë edhe fusha golfi, në të cilat kanë kaluar disa orë duke u argëtuar në ditën e pushimit. Por argëtimi, është kthyer shpejt në një thumbim për rivalët e përjetshëm me një tallje epike.
“Barça. Fusha stërvitore. Golfi. Sipas kësaj radhe”, shkruante Barcelona në rrjetet sociale kur publikoi fotot e argëtimit të lojtarëve në fushën e golfit. Një referencë e qartë për flamurin e famshëm të Garet Bejl në vitin 2019, kur pasi Uellsi siguroi vendin në Europian, ai festoi me gjithë skuadrën me një parullë të veçantë.
“Uells. Golf. Madrid. Sipas kësaj radhe”, shkruhej në atë flamur, që u bë objekt polemikash mes lojtarit dhe klubit.