Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETare godet në merkato, i rrëmben “mini Mesin” klubit spanjoll

Tare godet në merkato, i rrëmben “mini Mesin” klubit spanjoll

Goditje me perspektivë për Lacion e Igli Tares! Bardhekaltrit kanë siguruar shërbimet e talentit 16-vjeçar, Luka Romero, sulmues i krahut të majtë dhe të djathë, i cili është në listën e talenteve më të ndjekur në Europë, teksa shpeshherë është krahasuar edhe me Mesin, për nga talenti që disponon.

Drejtori sportive i klubit kryeqytetas, Igli Tare, ia ka “vjedhur” lojtarin skuadrës së Majorkës,. klubi me të cilin Romero, nuk kishte nënshkruar një kontratë si profesionist.

Mediat italiane raportojnë se “mini Mesi”, do të zbarkojë ditën e nesërme për të kryer vizitat mjekësore në Paideia.

Një lëvizje e zgjuar kjo e drejtuesve të klubit të kaltër, teksa gjasat janë të mëdha që e ardhmja e futbollistit të lindur në Meksikë të jetë e ndritur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments