Futbolli dhe të ardhurat nga sporti më i bukur në botë padyshim që kanë pësuar rënie vitin e kaluar nga pandemia e koronavirusit.

Studimi vjetor nga Deloitte apo siç njihet ndryshe Money League tregon klubet me përfitimet më të mëdha vjetore, ku në vendet e para vijojnë të jenë Barcelona dhe Real Madrid.

Katalanasit kanë fituar diku te 715.1 milionë euro, ndërsa madrilenët 1 milionë euro më pak. Podiumin e tre vendeve të para e mbyll Bayern Munich, me 634 milionë euro arkëtime. Ajo që bie në sy është renditja e Liverpool në “Top 5”, diçka që nuk ndodhte që nga sezoni 2001-2002.

Ndërkohë nga klubet italiane më mirë është Juventusi, i cili pozicionet në vendin e dhjetë me 397.9 milionë euro. Më pas është Interi në vendin e 14-të dhe Napoli në të 19-tin. Milan vijon të jetë jashtë 20 ekipeve të para, me vetëm 148 milionë euro të ardhura, kjo për shkak të mungesës së tyre në Europë. /abcnews/

1. Barcelona – 715.1 milionë euro

2. Real Madrid – 714.9 milionë euro

3. Bayern Munich – 634.1 milionë euro

4. Manchester United – 580.6 milionë euro

5. Liverpool – 558.6 milionë euro

6. Manchester City – 549.2 milionë euro

7. Paris Saint-Germain – 540.6 milionë euro

8. Chelsea – 469.7 milionë euro

9. Tottenham Hotspur – 445.7 milionë euro

10. Juventus – 397.9 milionë euro

11. Arsenal – 388 milionë euro

12. Borussia Dortmund – 365.7 milionë euro

13. Atletico Madrid- 331.8 milionë euro

14. Inter – 291.5 milionë euro

15. Zenit St Petersburg – 236.5 milionë euro

16. Schalke 04 – 222.8 milionë euro

17. Everton – 212 milionë euro

18. Olympique Lyonnais – 180.7 milionë euro

19. Napoli – 176.3 milionë euro

20. Eintracht Frankfurt – 174 milionë euro