HomeKRYESORETe Barcelona nuk po luan, Igli Tare kërkon të bindë brazilianin për...

Te Barcelona nuk po luan, Igli Tare kërkon të bindë brazilianin për te Lacio

Sulmuesi anësor brazilian, Malcom është pranë kalimit te Lacio. Në verën e shkuar, në adresë të tij mbërritën disa oferta tunduese, madje, ai gjeti akordin dhe duhet që të përfundonte te Roma, por ndërroi mendje para se të hipte në avion dhe u bë pjesë e Barcelonës.

Aktualisht, sulmuesin brazilian ka oferta edhe nga Kina, por vetë Malcom dëshiron të mbetet në Europë, ndaj edhe në lojë ka hyrë ish0sulmuesi I përfaqësues sonë, Igli Tare, i cili po negocion me brazilianin. Drejtori Sportiv i bardhekaltërve ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Barçës dhe u ka kërkuar atyre huazimin e Malcom deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje më pas në verën e ardhshme.

Vetë spanjollët preferojnë një shitje të menjëhershme në Kinë, por duke parë dëshirën e lojtarit për të mbetur në Europë, po mendojnë seriozisht bashkëpunimin me Lacion. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments