Teuta ka rinisur sot përgatitjet, pas pushimeve të fundvitit. Të besuarit e Edi Martinit kanë zhvilluar stërvitjen e parë në prag të takimit të kampionatit ndaj Vllaznisë, e programuar të luhet në transfertë me datën 8 janar, me fillim nga ora 18.00.

Fitorja e fundit 0-3 ndaj Kukësit ka rritur akoma më shumë besimin se gjërat në këtë edicion futbollistik do të shkojnë mirë. Ekipi durrsak jo vetëm po fiton me rezultate, por gjtihashtu edhe me lojë.

Tekniku Martini ka në dispozicion një grup të mirë lojtarësh, teksa synohet titulli kampion. “Djemtë e detit” renditen në vendin e dytë me 20 pikë.

Detyra e durrsakeve eshte per te ruajtur te paprekur serine e humbjeve madje do te tentojne edhe fitoren ne Shkoder, por kuptohet qe kete objektiv do te kete edhe Vllaznia e cila deshiron te forcoje pozitat e saj ne krye te renditjes.