Në Shkodër të gjithë më së shumti e kujtojnë për atë 11-metërshin e humbur ndaj Kukësit, çka padyshim ndikoi deri diku në humbjen e titullit kampion të Vllaznisë në sezonin 2020-2021. E kemi fjalën për ish- futbollistin kuqeblu Demir Imeri.
Së fundi ai do të largohet edhe nga Rabotnicki në merkaton e janarit. Mesfushori shqiptar, do të mbyllë aventurën në Maqedoninë e Veriut, për të nisur një të re në Qipro.
Sipas “Kerkida.net” është klubi i Enosis Neon Paralimniou që ka arritur marrëveshjen me 30-vjeçarin. Klubi në fjalë militon në elitën e futbollit qipriot dhe e sheh Imerin si të duhurin për të përforcuar ekipin.
Kujtojmë se mesfushori ka një të shkuar edhe në Shqipëri, pasi ka veshur fanellën e Kamzës, Vllaznisë dhe Egnatias. Ndërkohë që ka pasur aventura edhe në Finlandë, Maltë, Ukrainë, Kazakistan dhe Uzbekistan.
Demir Imeri do të largohet nga Rabotnicki në merkaton e janarit. Mesfushori me origjinë shqiptare, do të mbyllë aventurën në Maqedoninë e Veriut, për të nisur një të re në Qipro.


