Hoti dhe Telushi nuk do të jenë afrimet e vetme të Partizanit.“Demat” kanë rezervuar të paktën edhe tri afrime të tjera, në tri reparte. Bekim Rexhepi është prej disa ditësh në negociata me Partizanin dhe “tymi i bardhë” pritet të dalë sot.

Ka akord mes palëve për bashkëpunim, teksa pritet që portieri në pronësi të Shkëndijës deri në fund të sezonit të ardhshëm të marrë dokumentacionin e ndarjes me marrëveshje me tetovarët.

Gjithsesi, 25-vjeçari i është bashkuar sot ekipit të ri. Emri tjetër thuajse i ardhur është Da Silva.Braziliani e ka mbyllur marrëveshjen me Partizanin. Sot do të zbarkojë në selinë e të kuqve për të firmosur dhe për t’u nisur më pas drejt Sllovenisë.

Mici, megjithëse disi më larg se dy të tjerët, është afrimi tjetër. Tiranasi po has vështirësi për të marrë dokumentacionin nga Prishtina dhe transferimi i tij po vonohet disi.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se në rast se Mici nuk vjen, në vend të tij do të firmosë një kroat.