Reshjet e dëborës, mbuluan gjithë Shqipërinë ditën e sotme, teksa disa ndeshje në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, u anuluan për shkak të kushteve të vështira klimaterike.

Ditën e mërkurë është planifikuar të luhet edhe java e 20-të e Kategorisë Superiore, ndërkohë që të shumta janë pikëpyetjet për sa i përket ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e planifikuar për t’u zhvilluar në Korçë në orën 13:00. Stadiumi “Skënderbeu” është pushtuar nga dëbora.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë video dhe foto nga impianti sportive i qytetit të Korçës. Në rast se reshjet e borës vijojnë me të njëjtin intensitet edhe në ditët në vijim, me shumë mundësi kjo përballje do të anulohet…

Megjithate, duhet pare se si do te rrjedhin ngjarjet, por ne fakt nje situate e tille nuk i shkon per shtat ekipit te Vllaznise qe nuk eshte mesuar te luaje ne bore.