Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETë mërkurën ndeshja deçizive ndaj Apolonisë, Teuta pa mesfushorin titullar

Të mërkurën ndeshja deçizive ndaj Apolonisë, Teuta pa mesfushorin titullar

Të mërkurën mund të jetë një ditë feste e madhe për qytetin e Durrësit, duke qenë se Teuta është shumë pranë shpalljes kampione në Kategorinë Superiore.

Djemtë e Detit presin në Niko Dovana, Apoloninë që ka rënë nga kategoria dhe kanë shansin e artë për të marrë tre pikët e nevojshme.

Mirëpo, për këtë sfidë vendimtare dhe që mund të kurorëzojë të gjithë sezonin, trajneri Edi Martini nuk do të ketë në dispozicion Albano Aleksin.

Mesfushori, një nga më të rëndësishmit e ekipit, u ndëshkua me kartonë të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Laçit dhe në këtë formë ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kështu, Aleksi nuk mund të kontribuojë ndërsa duhet të qëndrojë në rolin e tifozit teksa duhet të mbështesë shokët e tij për të filluar festën. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments