Napoli është e vetmja skuadër në 5 ligat e mëdha të Europës që ka arritur të grumbullojë pikët e plota pas 7 ndeshjes kampionat.

Pasditen e sotme, Napoli mposhti 1-2 në transfertë Fiorentinën për tu konfirmuar si skuadra më në formë e momentin.

Por ajo që ka habitur është deklarata e trajneri Luçiano Spaleti i cili pas ndeshjes është shprehur se kanë parë disa video të Dortmundit dhe po përpiqen t’i kopjojnë.

“Tani që i shikoj të gjitha ndeshjet, të jem i sinqertë kemi kopjuar Borusian e Dortmundit. Analisti jonë na propozoi disa video te Dortmundit, dhe ne thjeshtë po i kopjojmë”, ishin fajlët e Spaletit që kanë habitur të gjithë Italinë.