Jo shumë larg Shkodrës ndodhet fshati Juban, por pak kush e di se në vitin 2005 është luajtur ndeshja e parë e futbollit të femrave në Shqipëri. Ferdinand Jaku së bashku me bashkëshorten e tij themeluan ekipin e parë të futbollit të femrave në vendin tonë, të quajtur “Juban-Danja”.

“Shpesh herë gjërat spontane janë të bukura, japin atë bukurinë dhe të ngacmojnë për vazhdimësinë. Nisi spontanisht, pasi kisha ndërtuar këtë kalçeton në vitin 2004, pas një viti së bashku me bashkëshorten menduam që të organizojmë futbollin e femrave, duke parë që futbolli I meshkujve në atë kohë edhe sot është më agresiv, ndërsa bukuria dhe brishtësia e femrës ka një pamje dhe tërheqje disi të veçantë. Nisi si diçka spontane dhe më pas si pasion duke vazhduar deri në ditët e sotme.”, thotë Ferdinand Jaku.

Vështirësitë kanë qenë të mëdha në fillim, por dashuria dhe pasioni ka bërë që të kenë ssuksese të një pas njëshme si ekip futbollit të femrave. Sot stërvitjen e akademisë së futbollit e drejtojnë Paula Jaku dhe Loreta Jaku, të dyja ish futbolliste të ekipit

“ Duke e parë se si e kemi filluar ne, ka një evoluim shumë të madh futbolli I femrave në Shqipëri. E Shoh shumë më të zhvilluar dhe përhapje më të madhe dhe një nivel shumë të madh se san ë kohën tonë”, thotë Loreta Jaku.

“Asht kënaqësi në radhë të parë, duke qenë se unë I kam bërë te dyja edhe futbollist edhe trajnere. Është punë shumë e lodhshme dhe don shumë vullnet, në disa raste vlersohet në disa jo. Duke qenë se jemi në Shqipëri dhe vazhdon ai mentaliteti, hajt se futboll femrash dhe prandaj nuk ka atë vlerësimin e duhur”, shton Paula Jaku. Nga kjo skuadër ka dalë edhe trajnerja e parë femer në Shqipëri Emanuela Jaku.

“Në 2013-2014, trajnere e parë femer në Shqipëri dhe në Kosovë ishte Emanuela Jaku, tashmë janë trajener vajza Paula dhe Loreta Jaku që është një ndër futbollistet e para të krijimit të kësaj historie dhe sot trajnon këto dy ekipe së bashku me Paulan”, thotë Ferdinand Jaku.

Por vështirësitë nuk mungojnë në stërvitje. Paula dhe Loreta tregojnë për eksperiencat e tyre…

“Ka vështirësitë e veta por ka edhe kënaqësi. Ka vështirësitë e veta pasi në Shqipëri nuk aplikohet shumë si sport, ndoshta edhe mentaliteti i prindërve, por edhe i fëmijëve për angazhimet e tyre, si ato angazhimet familjare, apo kurset e ndryshme. Po ato që vijnë i shoh se janë shumë të përkushtuara dhe e kanë me kënaqësi të madhe për me apliku sportin e futbollit”, thekson Loreta.

Paula thotë se është më e lehtë të stërvitësh vajzat se sa djemtë.

“E di se të gjithë do presin se janë djemtë, por jo, më e lehtë është të stërvishësh vajzat. Janë më të vëmendshme më të përqendruara dhe menjëherë e kuptojnë ushtrimin. Pavarësisht se ka mendime që futbolli është për meshkuj, djemtë janë më të shkathtë kanë atë tekniken e tyre, prapa se prapë, edhe pse ne punojmë me mosha të vogla, unë shoh që më të përqendruara janë vajzat”, thotë Paula.

Për Ferdinandin trajnerët meshkuj janë më të rreptë.

“Në fakt meshkujt janë më të rrept si trajner, kërkojnë më shumë disiplinë. Ndërsa trajneret femra janë më tolerante, duke qenë se njohim më shumë strukturen e vetë, dhe vajzat e vogla kanë ato specifikat e veta mundohen të jenë më tolerante. Ku përveç regullit dhe displinës mundohen të jenë më tolerante dhe më të dashura me vajzat e vogla“, tha Ferdinandi.

Sot pas 18 viteve ka rritje të futbollit të femra, por fillimet ishin të vështira.

“Ishte shumë e vështirë, edhe sot ka vështirësitë e veta. Joi vetëm këtu por edhe në mbarë Shqipërinë. Duhet një punë bindëse edhe për prindërit edhe vajzat. Se ka vajza sat ë duash edhe sot të cilat din të luajnë futboll por janë pak të stepura për të treguar ato vlerat e tyre. Duhet një punë bindëse, por unë mendoj se ja kam arritur, por edhe të tjerët, që shumë vajza nga fillimet si futbolliste amatore që e nisen për pasion. Kanë arrit që sot të mbarojnë shkollat e larta duke qenë trajnere, mësuese e edukimit fizik, apo për të qenë përfaqësuese e futbollit të femrave në mënyra të ndryshme. Sot janë idhuj të këtyre fëmijëve të cilat i nxisin për të vazhduar këtë pasion dhe profesion”, thotë Ferdinandi.

Kam ardhur deri në gjysmë dua ta çoj deri në fund dhe nuk do e lë futbollin shprehet Paula.

“Kam arritur deri në gjysmë dhe dua ta vazhdoj deri në fund. Është një sport shumë I bukur. Unë e kam thënë edhe më përpara se jo vetëm futbolli por çfarëdo lloj sporti është imirë, dhe ka të veçantën e vetë dhe gjeja më kryesore se është i mirë për shëndetin dhe është kënaqësi që unë ta vazhdoj këtë pjesë“, shton Paula.

Loreta ka edhe idhuj të futboll, madje ata kanë qenë frymëzim, madje për të.

“Unë kam ndjek futbollin e meshkujve, kam qenë tifoze gjithmonë e Milanit dhe në veçanti e Paolo Maldinit…kam luajt mbrojtëse… Në ekipin tonë mundohemi më shumë për mbrojtjen se për pjesën e sulmit”, shton Loreta.

Edhe pse sot ekipi i ri i vajzave të Juban-Danja nuk është në kategorinë superiore, nga kjo skuadër kanë dal edhe talentet e vitit në futboll siç është mesfushorja e majtë Rosela Vasa.

“Kam që në moshën 3 vjeçe që kam ardh këtu dhe që atëherë kanë filluar të luaj… vetëm futbolli…”, thotë Rosela Vasa.

Ekipi Juban Danja është fituese e disa kupave të Shqipërisë si në vitin 2011-2012 dhe 2012-2013, si dhe kupën Medin Zhega. Por sot Ferdinand Jaku arrin të mbaj vetëm ekipet e akademisë U11 dhe U 13, pasi këtij ekipi me histori në futbollin e femrave i ka munguar mbështetja.

“Tashmë kemi edhe një ekip djemsh… Asht një investim kohor dhe financiar të madh të mbash një ekip të vajzave, jo se nuk ka kosto mbajtja e ekipit të vajzave të moshave. Por ekipi i madh ka një kosto financiare. Por duke mos patur mbështetjen e pushtetit vendor, të pushtetit qendror, nga Federata ka pasu herë pas herë mbështetje por jo të mjaftueshme për të mbajtur një ekip se bashku me stafin. Mendova të tërhiqem disi, duke ja kaluar Muralanit, Muralani ja kaloi Kukësit. Aktualisht “Juban Danja” konkurron në ligen amatore në rajonin e Shkodrës vetëm me dy ekipe moshash, U 11 dhe U 13”, shton Ferdinand Jaku.

Paula shprehet se duhet t’i vijë keq institucioneve të larta që Juban Danja nuk është në ligën superiore të futbollit.

“Mendoj që duhet me i ardhur shumë shumë keq, institucioneve të larta, pastaj pjesa jonë është diçka si gjithmonë nuk asht se ju intereson. Por unë mendoj që institucionet e larta duhet të jenë më të mërzitura në këtë pjese sepse këtu filloi futbolli i femrave. Pavarësisht se do mundohen ta fshijnë ngaqë ekipi i Jubanit nuk është në superligë, por sado të mundohet ajo është ngulë aty është tatuazh, dhe nuk nuk kanë si e tjetërsojnë historinë.”

Ferdinand Jaku, i cili e nisi si spontanisht me qëllim edukimin sportive të zonës, sot ekipi i “Juban Danja” është pjesë e historisë së futbollit të vajzave në Shqipëri si ekipi i parë. /abcnews