Vllaznia dhe Rapidi i Vienes duket se do te nisin nje realizim bashkepunimi mes te dy klubeve ne nivel akademish.

Bashkepunimi thuhet se eshte fare prane zyrtarizimit, teksa per ta finalizuar nje gje te tille kane udhetuar qe paraditen e djeshme drejt Austrise edhe presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi, se bashku me sekretarin e pergjithshem Blendi Dibra dhe drejtorin sportiv Auron Miloti.

Kjo treshe eshte shoqeruar edhe nga Konsulli i Nderit i Austrise ne Shqiperi, Gjergj Leqejza, duke qene te ftuar nderi te drejtuesve te klubit austriak Rapid Viene. Mbremjen e sotme, ata kane ndjekur se bashku ndeshjen e Bundesliges austriake Rapid Wien-Salzburg, duke qene prezent ne tribunat e stadiumit te Rapidit.

Nderkohe, diten e neserme pritet te zhvillohet edhe nje takim mes paleve, ku pritet te diskutohet ne lidhje me nje bashkepunim ne nivel akademish, gje e cila mund te sjelle nje avantazh shume te madh per te rinjte e talentuar shkodrane, pasi do te kene mundesine te sterviten ne klubin austriak.

Nderkohe nga ana tjeter, presidenti Xhaferi se bashku me sekretarin Dibra dhe drejtorin sportiv Miloti, nuk do te jene te pranishem ne sfiden e neserme te Vllaznise ndaj Teutes.
Maringlen ZHIVANI