Friday, June 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Besëlidhja bën edhe një tjetër përforcim. Merr mbrojtësin që ka luajtur...

MERKATO/ Besëlidhja bën edhe një tjetër përforcim. Merr mbrojtësin që ka luajtur në Kosovë dhe Turqi

Besëlidhja e Lezhës kryen një tjetër përforcim në merkato. Ditën e sotme ata kanë prezantuar Ardit Topallajn, një mbrojtës me eksperiencë i cili ka luajtur edhe në Superligën e Kosovës dhe tashmë do të provojë veten tek skuadra lezhjane që militon në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.

Topallaj i cili me moshat ka luajtur në Gjermani, vend ku dhe është rritur, më pas ka luajtur me Ferizaj, për të kaluar në Turqi tek Hatyspor dhe së fundi me Trepça ’89. Tashmë vjen tek Besëlidhja ku do të vihet nën urdhërat e trajnerit Elvis Plori duke shpresuar që të jetë një pikë e fortë për skuadrën në arritjen e objektivave të saj.

Ja njoftimi i klubit lezhjan për përforcimin e tyre të rradhës në merkato:

“Ardit Topallaj firmos për Besëlidhjen. Mbrojtësi 26-vjeçar vjen në Lezhë pas një eksperience të pasur në skuadra të ndryshme të Gjermanisë dhe Superligës Kosovare”.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments