Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi fitoren e Egnatias ndaj Kastriotit.

Sipas Beharit, rrogozhinasit morën një fitore të çmuar, ndërsa shtoi se Kastrioti pësonte gjithmonë kur i afrohej golit, për shkak të problemeve në mbrojtje.

“Egnatia vërtetë mori 3 pikë të çmuara, sepse bëri detyrat e shtëpisë. Ato që treguan në fushë, nuk janë ekuivalente me rezultatin. Kastrioti mbajti topin dhe krijoi shumë raste. Çela në fillim të pjesës së dytë, ndryshoi lojtarët dhe skemën. E mbajti lart Egnatian.

Rrogozhinasit nuk e rrezikuan asnjëherë lojën, te rezultati. Individualitetet që kanë lart, Dwamena ndoshta është sulmuesi më i mirë në kampionatin shqiptar. Kishin komoditetin e avantazhit, kur e ke këtë, i kalon me lehtësi situatat e vështira. Kur Kastrioti i shkonte afër golit, e pësonte mbrapa, për shkak të problemeve individuale”- eshte shprehur Behari.