FAQJA E PARE FUTBOLLGerard Mirashi fiton besimin e trajnerit, titullar dhe protagonist për ekipin e...

Gerard Mirashi fiton besimin e trajnerit, titullar dhe protagonist për ekipin e tij

Mbrojtësi shqiptaro-italian Gerard Mirashi, që aktivizohet te Vibonese në grupin I të Serisë D, ka fituar besimin e trajnerit Marra, duke qenë tashmë një zgjedhje e rregullt në formacionin titullar që nga fillimi i ndeshjeve.

Kjo falë sigurisë dhe aftësive që Mirashi demonstron në organizimin e repartit mbrojtës, por edhe kontributit të tij në mbështetjen e sulmit, përmes pasimeve të sakta vertikale drejt sulmuesve të Vibonese-s.

Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar vazhdon të shijojë fitoret, jo vetëm në praninë e tifozëve të saj, por edhe në ndeshjet në transfertë.

Kështu ndodhi edhe të dielën e kaluar, kur Vibonese mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Castrum Favara-s. Serinë e golave për miqtë e hapi sulmuesi Marciso në minutën e 40-të, por vendasit reaguan shpejt, duke barazuar vetëm dy minuta më vonë dhe duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë, Vibonese kërkoi sërish fitoren dhe ia doli ta sigurojë atë falë golit të brazilianit Cosendey.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën ku aktivizohet Gerard Mirashi, ndërsa numri i fitoreve të saj në kampionat shkoi në tetë.

Vibonese vazhdon kështu garën për të kapur kreun e grupit I të Serisë D, ku Reggina kryeson me dy pikë më shumë.

NAMIK MEHMETI
Firenze

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments