FAQJA E PARE KATEGORIA E TRETEÇfarë përmbysje 'e çmendur' e shkodranëve në 'North United'. Nga 0-3 fitojnë...

Çfarë përmbysje ‘e çmendur’ e shkodranëve në ‘North United’. Nga 0-3 fitojnë 4-3 ndaj Tirana ‘B’

Shkruar nga Endri ÇINARI

North United ka realizuar një tjetër përmbysje spektakolare në Kategorinë e Tretë, duke marrë një fitore me shumë peshë në transfertën ndaj Tirana B. Skuadra shkodrane, e drejtuar nga Erjon Mani, e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, duke e parë veten në disavantazhin e tre golave që në minutën e 27-të.

Në atë moment, gjithçka dukej e vendosur dhe North United ishte shumë pranë një disfate të thellë. Megjithatë, skuadra shkodrane nuk u dorëzua dhe reagimi nisi në fundin e pjesës së parë. Areola riktheu shpresën në minutën e 40-të, ndërsa vetëm tri minuta më vonë Ymeraj ngushtoi diferencën në 3-2, duke i dhënë një tjetër dimension takimit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë North United u shfaq me një ritëm krejt tjetër. Shkodranët nisën të besonin te përmbysja dhe presioni i tyre do të shpërblehej në minutën e 61-të, kur Akintolu realizoi golin e barazimit, duke e kthyer ndeshjen në një betejë të hapur.

North United nuk u mjaftua me barazimin dhe vazhdoi të kërkonte fitoren. Në minutën e 73-të erdhi edhe momenti kulmor i përmbysjes, me Pukën që dërgoi topin në rrjetë për 3-4. Një përmbysje e jashtëzakonshme, sidomos duke pasur parasysh se shkodranët ishin tre gola prapa pas vetëm 27 minutash lojë.

Kështu, North United merr një tjetër fitore të rëndësishme dhe konfirmon karakterin e këtij ekipi në startin e kampionatit. Me 4 pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e para, skuadra e Erjon Manit po i jep një nisje mjaft premtuese aventurës së saj në Kategorinë e Tretë, duke treguar se edhe kur situata duket e pashpresë, ajo di të reagojë deri në fund.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments