Lojtarët e Superiores që e kanë pësuar nga pezullimet disiplinore dhe kartonët janë të shumtë edhe këtë fundjavë.
Tashmë, të konfirmuar që nuk luajnë janë Xhoi Carkanji dhe Kyrian Nëabueze, lojtarë të cilëve u bashkëngjiten edhe dy të tjerë nga Bylisi e Laçi.
Me ballshiotët nuk do të kenë në sfidën kundër Skënderbeut as Stivian Jankun, i pezulluar me katër kartonë të verdhë.
Për të njëjtën arsye as Emiljano Musta nuk mund të luajë të shtunën me Laçin kundër Partizanit. Mungesa edhe te Tirana e Teuta, me bardheblutë që nuk kanë Erjon Hoxhallarin që u ndëshkua me të kuqe dhe nuk do të jetë në klasiken e fundjavës, si dhe Kuro i Teutës nuk do të jetë ndaj Kukësit të premten…