Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLTë premten sfida e prapambetur e kampionatit Vllaznia- Tirana

Të premten sfida e prapambetur e kampionatit Vllaznia- Tirana

Viti 2018 do të nisë me një sfidë shumë interesante e kampionatit të basketbollit, ajo në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo është ndeshje që duhej të ishte luajtur gjatë muajit dhjetor por për shkak të angazhimeve të ekipit kryeqytetas në Ligën Ballkanike, u shty për në janar. Ndeshja është e vlefshme për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit.Ajo do të luhet të premten në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuptohet që bardheblutë kanë një ekip më të mirë por basketbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Gjeçaj, do të mundohen të bëjnë më të mirën e tyre të mundshme për të kërkuar fitoren. Edhe në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në Tiranë, Vllaznia e ka udhëhequr rezultatin për 35 minuta duke qenë shumë pranë fitores. Mbase, do të realizohet këtë herë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments