Duket se qenka e thene qe futbollistet shkodrane t’i shenojne rregullisht Vllaznise. E beri te shtunen qe shkoi Erald Çinari ne ndeshjen ndaj Partizanit, e perseriti sot Sukaj ne perballjen me Flamurtarin.
Nese ecim me kete logjike, mbase eshte rradha e shkodranit tjeter Fangaj t’i shenoje Vllaznise te dielen ne perballjen qe ajo do te luaje ne Laç ndaj kurbinasve.
Nje praktike tashme e zakonshme kjo te shenojne ne porten e skuadres shkodrane dhe po ashtu, edhe mosfestimi i golave. Per Çinari madje pati edhe kritika pse nuk festoi.
Dikush mendon se perderisa ke pranuar te jesh ne fushe, e shenon, pse te mos shenosh. Ne fakt ka patur edhe prej atyre qe kane festuar, ndoshta nga ndonje qejfmbetje e largimit nga Vllaznia.
Megjithate praktika e shenimit te golave nga futbollistet shkodrane ne porten kuqeblu tashme po kthehet ne “mode”. Skuadra vertete po peson pak gola ne kete kampionat, por dy prej tyre i ka prej lojtareve te ketij qyteti qe luajne me ekipet e tjera.
Me kete logjike, i duhet ruajtur te dielen shkodranit te rradhes, atij qe luan me Laçin- Abdurrahman Fangajt i cili ndonese luan mbrojtes, ka treguar se edhe mund te dale para dhe te shenoje. Te shpresojme qe te mos ndodh keshtu kete here.