Sfida Vllaznia- Teuta qe do te luhet te shtunen e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi” ne fakt ka nisur qe pasditen e djeshme.

Te dy stafet teknike te skuadrave kane filluar te mendojne se si do te luajne me idene e qarte per ta fituar me çdo kusht kete takim, i cili eshte me shume se nje perballje e javes se dyte te kampionatit.

Trajneri shkodran i Teutes Edi Martini ka shfrytezuar faktin qe skuadra e tij luajti nje dite me perpara dhe per kete arsye, diten e djeshme ka preferuar ta ndjeke kundershtarin e rradhes- Vllaznine, “live” nga stadiumi i Laçit.

Dhe e ka bere kete gje, duke e ndjekur jo nga nje vend dosido, por nga tribuna VIP. Aty ku ka qene shume afer drejtuesve te Vllaznise. Me siguri qe edhe ai vete do te jete befasuar nga paraqitja e kuqebluve ne kete ndeshje dhe do te marre masat ndryshe per te shtunen.

Duhet thene se ballafaqimet ne mes tij dhe trajnerit Brdariç tashme flasin per te. Ne 5 sfida qe jane perballur me njeri- tjetrin, ka fituar 2 ndeshje, ka humbur 1 dhe ka barazuar 2 te tjera. Se çfare do te ndodhe te shtunen, kjo mbetet per t’u pare./SHKODRA-SPORT.COM/