Dy dite para sfides se kthimit me Shiroki Brijeg, pjestaret e ekipit te Vllaznise i jane nenshtuar testeve anti- covid 19. Nje procedure kjo e zakonshme ne baze te protokollit qe UEFA kerkon per takime te tilla.

Ka qene klubi shkodran qe e ka bere publike nje gje te tille permes faqes zyrtare dhe padyshim qe shpresohet qe te mos kete asnje te infektuar, ashtu siç rezultoi edhe para ndeshjes se luajtur ne Bosnje- Hercegovine.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia:

NJOFTIM

Pasditen e sotme i gjithë ekipi i Vllaznisë, por edhe pjestarët e ka kryer pasditen e sotme testet për COVID-19. Një veprim i tillë është kryer në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës.

Si rrjedhojë të gjithë pjestarët që do të jenë në zonën A të stadiumit “Loro Boriçi” në ndeshjen e kthimit ndaj Shiroki Brijeg që do të luhet të enjten në orën 21.00, iu nënshtruan tamponëve.