Dy dite me pare Vllaznia mbylli sezonin teksa me zeninen e vendit te katert dhe sigurimin e nje vendi qe i çon ata ne Kupat e Europes. Siç kemi bere te ditur, ndeshjet e turit te pare te “Conference League” do te zhvillohen ne datat 13 dhe 20 korrik.
Qe do te thote se skuadra kuqeblu do te kete kohe per te bere edhe disa dite pushimi shume te nevojshme pas nje sezoni te lodhshem, para se t’i rikthehen serish fushes se stervitjes.
Behet e ditur nderkohe se drejtuesit e klubit kane lajmeruar sot futbollistet se gjate ketyre diteve do te jene pushim dhe me date 12 qershor do te rikthehen ne fushe.
Nje periudhe dyjavore e mjaftueshme per lojtaret qe te relaksohen, por edhe per drejtuesit qe te bejne levizjet e duhura ne merkato, si ne hyrje ashtu edhe ne dalje, per te ndertuar skuadren e sezonit te ri.
Megjithate pas zyrtarizimit te drejtorit te ri sportiv- Elvis Plorit, tashme mbetet per t’u saktesuar edhe emri i trajnerit qe do te zevendesojne Goce Sedloskin ne pankinen kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/