Mungesa e brazilianit Victor da Silva ne dy ndeshjet e fundit ka krijuar nje klime jo shume pozitive rreth tij. Burime prane skuadres bejne te ditur se sulmuesi anesor ka disa pakenaqesi ne lidhje me trajnerin sa i takon moskativizimit te tij si titullar.
Por drejtori sportiv Matko Djarmati teksa i pyetur nga gazetaret nese ka nje çeshtje “Da Silva” tek Vllaznia, i ka dhene nje pergjigje te tille:
“Da Silva është lojtar me kontratë profesioniste dhe do e zbatojë, çdo njeri nuk ka kënaqësi kur nuk është në formacionin bazë. Patjetër ka luajtur 8 javë shumë mirë dhe e shohim si lojtar kyç. Por si keni pare, stafi teknik e di që çdo njeri do fitojë formacionin, Da Silva ka qenë i dëmtuar.
Unë e di që çdo lojtar do formacionin, por nuk ka mundësi që kur je i dëmtuar të kthehesh e të luash direkt në formacion. Mendoj se Da Silvas ia ka shpjeguar mirë trajneri si është situata”.
Nderkohe, pyetja e rradhes qe lind eshte nese ky lojtar do te largohet gjate merkatos se janarit, por pergjigja e drejtorit Djarmati eshte e prere: “Çdo lojtar i Vllaznisë është në treg. Të na sjellin ofertën për Da Silva nëse e kërkon kush dhe jemi të hapur të diskutojmë. Nuk kemi kërkuar largimin e tij, as unë e as stafi”.
Megjithate duket se te Vllaznia nuk eshte momenti per polemika. Braziliani ka patur nje terheqje muskulare ne pjesen e prapme te kofshes dhe tashme duket se e ka lene pas kete demtim teksa do te jete i gatshem per sfiden e neserme ndaj Skenderbeut./SHKODRA-SPORT.COM/