Mungesa e tyre prej shume kohesh sigurisht qe ka patur ndikimin e vet negativ ne lojen e Vllaznise. Mosprania ne fushe e Bulatoviç ka bere qe trajneri Josa te “shpike” levizje te tjera per ta zevendesuar, per me teper qe prej kohesh mungon edhe mbrojtesi tjeter i qendres, Juriç.

Nderkohe mungesa e Boshnjakut ne mesfushe sigurisht qe eshte ndier pasi tashme te gjithe i njohim vlerat e ketij lojtari. Megjithate te dy ata duket se i kane lene perfundimisht problemet shendetesore dhe jane rikthyer te luaje serish si titullare ne fushe.

E kane bere kete gje ne ndeshjen e se merkures per kupe ndaj Partizanit teksa dhane kontributin e tyre ne fitoren 3-1 te Vllaznise dhe duke hedhur nje hap te rendesishem per ne gjysmefinalen e ketij kompeticioni.

Edhe vete klubi shkodran duket i lumtur me rikthimin e ketyre dy lojtarëve ne fushen e lojes dhe kete e ka bere duke bere edhe nje postim ne faqen zyrtare.

“Pas shumë kohësh larg skuadrës për shkak të dëmtimeve, Darko Bulatoviç dhe Lorik Boshnjaku dje u rikthyen të luajnë titullarë të dy sëbashku dhe padyshim që me lojën e tyre në mbrojtje dhe mesfushë, i dhanë tjetër siguri dhe frymëmarrje lojës së tij. Me ta në fushë. Vllaznia edhe më e fortë”- shkruhet ne faqen zyrtare te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/