HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETek kuqeblutë ka vend edhe për të festuar

Tek kuqeblutë ka vend edhe për të festuar

Vllaznia eshte fokusuar tashme maksimalisht tek sfida e rradhes, ajo qe do te luajne te merkuren ne Shkoder ndaj Partizanit, megjithate tek kuqeblute ka vend edhe per te festuar.

Mbrojtesi Esin Hakaj ka sot ditelindjen dhe natyrisht qe nje eveniment i tille nuk mund te kalonte pa u festuar tek ekipi teksa nuk kane munguar urimet por edhe qerasjet.

Nga ana tjeter, vete klubi shkodran permes faqes zyrtare e ka uruar futbollistin e saj per 25 vjetorin e lindjes. Hakaj eshte rikthyer kete sezon te Vllaznia pas 5 vitesh “shtegtimi” ne skuadrat e tjera dhe deri tani po ben shume mire.

Ai eshte shnderruar ne nje nga lojtaret me te rendesishem te kuqebluve dhe ditelindja vjen ndoshta ne momentin me te mire te karrieres se tij. Me urimet e te tjereve, bashkohet edhe gazeta “Shkodra Sport” duke i uruar Esin Hakajt edhe 100 vite te tjera te lumtura!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments