Ndonese ishte menduar per t’u luajtur te shtunen pasdite, me vendimin e djeshem te Federates Shqiptare te Futbollit takimi i kesaj jave ne mes Vllaznise dhe Teutes eshte spostuar per te dielen ne oren 16.30 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Disi te pakuptimta keto levizje kur fillimisht klubet ishin njoftuar per nje kalendar tjeter dhe me pas çdo gje ndryshohet. Kjo gje nuk eshte pritur aspak mire ne kampin shkodran.
Ka qene trajneri Mirsad Jonuz ai qe ka reaguar ne median e shkruar ne lidhje me kete gje duke e quajtur te papranueshme ndryshimin disa here te kalendarit te ndeshjeve.
Ne fakt ka mese te drejte sepse stafet teknike “behen lemsh” me kete gje ngaqe u duhet te ndryshojne disa here gjate javes programin stervitor per t’iu pershtatur dites se ndeshjes.
Problemi i fushave apo dhe shkaqe te tjera kane ndikuar ne kete mes por eshte diçka aspak normale spostimi herepashere i ndeshjeve. Ne kampin kuqeblu jane te fokusuar maksimalisht tek takimi me durrsaket. Renditja tashme ka ndryshuar dhe ata e shohin veten ne vendin e tete e per kete arsye, padiskutim qe do te synojne fitoren per te ngjitur disa shkalle ne tabelen e renditjes.
www.shkodrasport.com